Ndërlidhjet

Oligarku rus Lebedev blen gazetën londineze


Pronarët e gazetës londineze Evening Standard thanë se miliarderi rus she ish spiuni i KGB-së, Aleksandr Lebedev i ka blerë shumicën e akcioneve të gazetës.

Njoftohet se Lebedev ka blerë 75% të akcioneve për një shumë nominale, duke krijuar kështu një kompani të re, që do ta zotërojë gazetën.

Revista "Forbes" ka vlerësuar se Lebedev, ish spiun i KGB-së në Londër në vitet e '80, vitin e kaluar kishte një pasuri prej 3.1 miliarda dollarë.
XS
SM
MD
LG