Ndërlidhjet

logo-print

Obama i telefonoi liderit palestinez Abbas


Në ditën e parë të punës, presidenti amerikan Barack Obama i ka telefonuar presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas për ta siguruar se ai ka ndërmend të punojë me të për të vendosur paqe të qëndrueshme në rajon.

Zëdhënësi i Abbas, Nabil Abu Rudeina tha se Obama i ka thënë Abbas-it se Presidenti palestinez ishte lideri i parë i huaj, të cilin e ka thirrur që kur e ka marrë detyrën.

Thirrja e Obamës vjen në ditën kur qeveria izraelite tha se i tërhoqi ushtarët e fundit nga Rripi i Gazës, pas fushatës 22 ditëshe ushtarake kundër Hamasit
XS
SM
MD
LG