Ndërlidhjet

Marrëdhëniet Armeni-Turqi afër normalizimit


Armenia tha se është "afër" normalizimit të marrëdhënieve me Turqinë.

Komentet e ministrit të Jashtëm Edward Nalbandian u bënë pasi homologu i tij turk, Ali Babacan, javën e kaluar tha se normalizimi i marrëdhënieve nuk është më "një ëndërr".

Armenia dhe Turqia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, dhe kufiri i përbashkët i tyre është i mbyllur më shumë se 10 vjet, për shkak të dallimeve që dy vendet kanë rreth masakrës së armenëve nën perandorinë otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në shtator, presidenti Abdullah Gyl u bë shefi i parë i shtetit turk që vizitoi Armeninë.
XS
SM
MD
LG