Ndërlidhjet

Putin do të vizitojë Çekinë


Qeveria e Çekisë njoftoi se kryeministri rus, Vlladimir Putin, e ka pranuar ftesën për ta vizituar kolegun e tij çek, Mirek Topolanek, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Data e vizitës nuk është caktuar ende.

Ftesa u bë pas zgjidhjes së kontestit për gaz ndërmjet Rusisë e Ukrainës. Ndërprerja e funrizimit me gazin rus për në Evropë, nëpër Ukrinë, ka shkaktuar probleme të mëdha në 18 vende evropiane.

Nga ana tjetër, në kuadër të presidencës çeke në qershor, do të mbahet samiti BE-Rusi.
XS
SM
MD
LG