Ndërlidhjet

Blagojevich pa fonde


Një komitet i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka votuar për ndalesën që guvernatori kundërthënës i shtetit Ilinois, Rod Blagojevich, i akuzuar për skandal korrupsioni, të marrë para nga fondet, që Ilinois i merrë nga pakoja federale për stimulimin e ekonomisë.

Komiteti me votim publik ka miratuar amandamentin me të cilin përgjegjës për ndarjen e këtyre fondeve, do të jenë autoritetet e shtetit Ilinois, në rast se zoti Blagojevich nuk shkarkohet nga posti i guvernatorit.

"Me këtë ai shkarkohet nga të gjitha autorizimet për ndarjen e pakos së ndihmës federale", tha anëtari i Dhomës Përfaqësuese, republikani Mark Kirk.

Në fillim të këtij muaji, Dhoma Përfaqësuese e Ilinoisit e ka filluar procedurën për shkarkimin e guvernatorit, Rod Blagojevich, për shkak të keqpërdorimit të detyrës. Ai ishte akuzuar për përpjeke që ta shesë vendin e zbrazët të Barack Obamës në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG