Ndërlidhjet

Izraeli sërish kërcënohet


Izraeli paralajmëroi sot se përsëri mund të godasë në Rripin e Gazës nëse militantët e Hamasit i përdorin tunelet e nëndheshme në kufi me Egjiptin për t'u riarmatosur.

Izraeli tha se ka shkatërruar rreth 150 tunele gjatë ofenzivës tri javëshe në Gaza, por raportohet se disa nga tunelet janë rihapur.

Izraeli thotë se militantët i përdorin tunelet për të trafikuar armë në Gaza, ndërsa palestinezët thonë se tunelet janë mënyra e vetme për të sjellë karburant dhe ushqimet elementare për shkak të kontrollit të rreptë izraelit të kufirit.
XS
SM
MD
LG