Ndërlidhjet

Bosnja i njeh vetëm pasaportat e UNMIK-ut


Në Bosnjë e Hercegovinë mund të hyjnë vetëm banorët e Kosovës, që kanë pasaporta të UNMIK-ut, ka thënë Ministri i Jashtëm Sven Alkalaj.

Ai ka thënë se ministria nuk ka informata sa qytetarë të Kosovës nuk kanë mundur të hyjnë në BeH "vetëm sepse kanë pasur pasaportën e re kosovare, të cilat autoritetet nuk e pranojnë".

Sipas tij, banorët e Kosovës me pasaportën e re nuk mund ta kalojnë kufirin, e as të kërkojnë viza.

Siç shkruan e përditshmja "Dnevni Avaz", është e pamundur që cilido zyrtar nga Kosova të vizitojë Bosnjë e Hercegovinën, prandaj nuk mund të vijnë as në takimet e rregullta të Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC), i cili e ka selinë në Sarajevë.
XS
SM
MD
LG