Ndërlidhjet

Obama, mbështetje për palestinezët e moderuar

  • Andrew Tully

Presidenti Obama në Zyrën Ovale

Presidenti Obama në Zyrën Ovale

Presidenti amerikan Barack Obama në ditën e parë të punës në Shtëpinë e Bardhë bëri një morri telefonatash me udhëheqësit e Lindjes së Mesme.




Sipas zëdhënësit për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, Obama foli me presidentin e Egjiptit, kryeministrin e Izraelit, mbretin e Jordanisë dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas. Burimet nga kabineti i këtij të fundit thanë se udhëheqësi i parë i huaj me të cilin foli Obama ishte Mahmud Abbas.

Lidhur me këtë fakt Nathan Brown nga Universiteti George Uashington thotë: "Padyshim Lindja e Mesme zë një vend të veçantë në mesin e shqetësimeve të sigurisë për Amerikën".

"Në të njëjtën kohë ka dhe probleme të tjera në Lindjen e Mesme si Iraku, Irani, Afganistani. Administrata Obama ndoshta ka dashur që të presë disi dhe të përfitojë nga vullneti i mirë dhe atmosfera e krijuar përpara se të hartojë agjendën për rajonin. Por në fakt administrata Obama po përballet me një rajon të sapodalë nga lufta."

Profesori Brown thekson se megjithë faktin se Mahmud Abbas bazuar në kushtetutën palestineze nuk është më president, pasi i ka përfunduar mandati, Obama tregoi se nuk ndryshon nga Bushi lidhur me faktin se me cilët faktorë nga pala palestineze do të bisedojë.

Në këto kushte pyetja shtrohet se çfarë duhet të bëjë Hamasi që të jetë pjesë e një procesi për zgjidhjen e problemit.

"Ata duhet të përmbushin të njëjtat kushte, ku përfshihen njohja e Izraelit, heqja dorë nga dhuna e me rradhë. Këto janë kushtet që iu vendosën Hamasit pasi fitoi zgjedhjet në vitin 2006", thotë profesori i shkencave politike Nathan Brown.

Megjithatë Brown shton se fakti që Obama ka folur së pari me Abbasin dhe jo me kryeministrin izraelit nuk do të thotë se ai do të favorizojë një udhëheqës palestinez në kurriz të Izraelit.

Është ende herët të flitet për një riorientim të politikave të administratës Obama në Lindjen e Mesme pasi ende nuk është konfiguruar gjithë ekipi i tij.

"Ajo që më vjen në mendje është se nëse ka ndonjë simbolizëm në telefonatën me udhëheqësin palestinez është se Mahmud Abbas ishte lënë shumë në hije nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit dhe ai nuk ishte pjesë e kësaj lufte. Ndoshta telefonata e Obamas është shenjë e rëndësisë së sërishme të Abbasit", përfundon profesori i shkencave politike në Universitetin George Uashington, Natthan Brown.

XS
SM
MD
LG