Ndërlidhjet

Clinton: Epokë e re për Amerikën


Sekretarja e re e Shtetit, Hillary Clinton e filloi sot ditën e parë të punës në Departamentin e Shtetit në Uashington.

"Jam absolutisht e nderuar që jam këtu me ju si sekretarja e 76-të e shtetit, dhe me gjithë zemër besoj se kjo është një epokë e re për Amerikën", u tha Clinton të punësuarve në Departamentin e Shtetit.

Ajo tha se administrata Obama-Biden është e përkushtuar për ta çuar përpara sigurinë kombëtare të Amerikës, t'i avancojë interesat e Amerikës, dhe t'i respektojë vlerat amerikane në mbarë botën.

Clinton tha se diplomacia e fortë dhe zhvillimi efektiv janë mjetet më të mira afatgjata për të siguruar të ardhmen e Amerikës.
XS
SM
MD
LG