Ndërlidhjet

Saatchi & Saatchi do të reklamojë Kosovën


Zyrtarë të Kosovës thanë se kompania reklamuese Saatchi & Saatchi e ka fituar kontratën në vlerë prej 5.7 milionë euro për ta përmirësuar imazhin e Kosovës në botë, transmetoi AP.

Zëdhënësi i ministrisë së Financave, Muharrem Shanini tha se njësiti i kompanisë, i cili e ka selinë në Izrael, do ta drejtojë fushatën ndërkombëtare mediatike për shtetin e ri.

Kompania e reklamave Saatchi & Saatchi zotërohet nga kompania Publicis Groupe me seli në Paris.
XS
SM
MD
LG