Ndërlidhjet

Obama rikthen Holbrooke


Richard Holbrooke tha se përballet me "një detyrë shumë të vështirë", pas emërimit si i dërguari i posaçëm i presidentit Obama në Pakistan dhe në Afganistan

Në mesin e detyrave të Holbrooke përfshihen bashkrendimi i përpjekjeve diplomatike dhe ushtarake në luftën kundër talibanëve dhe Al Kaidës.

"Më keni kërkuar të merrem me Pakistanin dhe Afganistanin dy vende plotësisht të dallueshme, me histori të ndryshme, por të lidhura nga gjeografia, etniciteti dhe konflikti aktual. Kjo është një detyrë shumë e vështirë, pasi askush nuk mund të thotë se lufta në Afganistan po shkon mirë", tha Holbrooke.

Presidenti Obama kur bëri publike emërimin e Holbrooke-ut theksoi se gjendja në rajonin afgano-pakistanez paraqet kërcënim për sigurinë globale.

XS
SM
MD
LG