Ndërlidhjet

Bota mirëpret vendimin për Guantanamon


Bashkimi Evropian dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mirëpritën urdhërin e presidentit amerikan Obama për mbylljen e burgut në Guantanamo.

Presidenca çeke e BE-së përmes një deklarate e cilëson vendimin si të "një rëndësie të madhe simbolike dhe praktike".
Amnesty International ka mirëpritur vendimin e Obamas duke theksuar se kjo është shenjë " e gatishmërisë së administratës së re për të rregulluar gabimet e së shkuarës".

Human Rights Watch theksoi se vendimi i Obamas është "hap i madh drejt rikthimit të autorirtet moral të Amerikës në botë".

Vetë Obama tha se synon që ta kthejë luftën kundër terrorizmit në kuadër të vlerave amerikane.
XS
SM
MD
LG