Ndërlidhjet

logo-print

Përleshen tifozë serbë e boshnjakë në Melbourn


Tifozët serbë dhe boshnjakë kanë shkëmbyer fyerje, shishe dhe karrige me njëri tjetrin gjatë ndeshjes së sotme në Melbourne në kuadër të turneut të tenisit Australia Open.

Përplasja shpërtheu pasi Novak Gjokoviç nga Serbia e mundi amerikanin me origjinë boshnjake, Amer Deliç.

Një grua u lëndua në rrëmujën.

Vitin e kaluar në Australia Open, tifozët serbë dhe ata kroatë e sulmuan njëri tjetrin me shtiza të flamujve dhe shishe.
XS
SM
MD
LG