Ndërlidhjet

BE-ja e heqë nga lista një grup iranian


Raportohet se diplomatët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje parimore që një grup opozitar iranian të hiqet nga lista e BE-së e organizatave terroriste.

Zyrtarë të BE-së në Bruksel thonë se vendimi final lidhur me statusin e Organizatës Muxhahedinët e Popullit në Iran, do të merret në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së, të hënën e ardhshme.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë disa herë ka marrë vendim se qeveritë e BE-së nuk kanë arritur të paraqesin prova se grupi iranian, me seli në Paris, është i ndërlidhur me terroristët.

Afro 4 mijë anëtarë të këtij grupi janë të vendosur në një kamp në Irak, pasi kanë arritur një marrëveshje për çarmatim me forcat e Shteteve të Bashkuara në vitin 2003.

Irani, që grupin Muxhahedin e konsideron si grup ilegal opozitar, ka protestuar kundër synimeve të BE-së që atë të heqë nga lista e organizatave terroriste.
XS
SM
MD
LG