Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Është vrarë sulmuesi me bombë


NATO-ja ka njoftuar se forcat e saj dhe ato afgane kanë vrarë një militant të dyshuar për planifikimin e sulmit vetëvrasës me bombë, javën e kaluar, në Kabul. Nga ky sulm, që u bë afër ambasadës gjermane dhe bazës ushtarake amerikane, u vra një ushtar amerikan dhe katër afganë.

Aksioni i forcave të NATO-s dhe atyre afgane ishte bërë gjatë natës në provincën Logar, në jug të Kabulit, me ç'rast është vrarë një "komandant i lartë kryengritës" dhe është arrestuar një prodhues i bombave.

Nuk janë dhënë informacione të tjera.
XS
SM
MD
LG