Ndërlidhjet

Shqipëria nënshkroi marrëveshje për energji


Shqipëria sot ka nënshkruar marrëveshje me grupin italian, Marseglia, për ndërtimin e kapaciteteve për prodhim të energjisë elektrike në vlerë prej 1 miliard eurosh.

Qeveria ka njoftuar se kompania italiane do ta ndërtoj centralin elektrik me biomasë në gjendje të lëngët me kapacitet 140 Megavatë dhe dy reparte për energji të erës me kapacitet 234 Megavatë.

Me marrëveshje është paraparë edhe ndërtimi i përçuesit elektrik nënujor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Nuk është kumtuar se kur do të filloj ndërtimi. Energjia e prodhuar elektrike do të shitet në Itali.
XS
SM
MD
LG