Ndërlidhjet

U arrestua serbi që ka plaçkitur kishat në Kosovë


Policia e Kosovës e ka arrestuar personin, Bora Stankoviq, i dyshuar se ka kryer disa plaçkitje të kishave ortodokse në rajonin e Gjilanit.

Zëdhënësi i policisë, Veton Elshani, ka deklaruar se i arrestuari Bora Stankoviq, 44 vjeçar, nga fshati Shillovë, është i dyshuar për disa vjedhje në nëntor të vitit të kaluar.

Atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.
XS
SM
MD
LG