Ndërlidhjet

logo-print

Gjorgjeviq para gjyqit për krime në Kosovë


Ish gjenerali serb, Vlastimir Gjorgjeviq, të hënën paraqitet para Gjykatës së Hagës, i dyshuar për vrasjet e qindra shqiptarëve dhe dëbimin e më se 800 mijë shqiptarëve të tjerë nga Kosova.

I akuzuari Gjorgjeviq, 60 vjeçar, ish zyrtar i lartë në Ministrinë e brendshme të Serbisë dhe komandant i policisë, të hënën paraqitet në Gjykatën e Hagës, e cila e akuzon për krime kundër njerëzimit, vrasje dhe persekutim racor, tha sot Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

"Gjorgjeviqi është i akuzuar për pjesëmarrje në fushatën e gjërë të terrorit dhe dhunës të drejtuar kundër civilëve shqiptarë të Kosovës në vitin 1999", thuhet në kumtesën e Tribunalit të Hagës.

Vlastimir Gjorgjeviq qe arrestuar në qershor të vitit 2007 në Mal të Zi, pasi për katër vite i kishte ikur zënies. Ai ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor për akuzat me të cilat ngarkohet.
XS
SM
MD
LG