Ndërlidhjet

Saakashvili refuzon të japë dorëheqje


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, sot ka refuzuar kërkesat nga opozita që të japë dorëheqje, duke thënë se ai nuk ka plane që të dekretoj zgjedhje të parakohshme, para se të skadoj mandati i tij në vitin 2013.

Këto deklarata zoti Saakashvili i bëri gjatë një programi televiziv.

Qeveria e tij ishte kritikuar lidhur me menaxhimin e situatës gjatë luftës me Rusinë në gusht të vitit të kaluar. Zoti Saakashvili ka akuzuar Rusinë për përpjekje për destabilizimin e Gjerogjisë gjatë konfliktit.

Ai tha se nuk pret ndonjë ndryshim në qëndrimin e administratës së re amerikane për Gjerogjinë.
XS
SM
MD
LG