Ndërlidhjet

Franca nuk lejon armatosjen e Hamasit


Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi ka urdhëruar forcat detare të këtij vendi që të shkojnë në ujrat ndërkombëtare në afërsi të Rripit të Gazës për të evituar kontrabandimin e armëve për militantët palestinezë në Gaza.

Parisi zyrtar ka bërë të ditur se mbikqyrja në ujrat ndërkombëtare do të bëhet në bashkëpunim me Egjiptin dhe Izraelin.

Nisma e Francës synon forcimin e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Barack Obama ka biseduar me telefon me mbretin saudit Abdullah dhe i ka kërkuar përkrahjen e Arabisë Saudite për të ndalur trafikimin e armëve në Gaza.

Kërkesa përkon me botimin e një artikulli të princit Turki al-Faisal, ish ambasador në Uashington, i cili e paralajmëron Obamën se Shtetet e Bashkuara po e vënë Saudinë në rrezik me qëndrimin që kanë ndaj konfliktit izraelito-palestinez.
XS
SM
MD
LG