Ndërlidhjet

Moskë: Shkrihet akulli me NATO-n


I dërguari i Rusisë në NATO tha se "po shkrihet akulli ndërmjet Rusisë dhe aleancës".

Dmitri Rogozin i tha radios moskovite "Echo" se takimi NATO-Rusi që do të mbahet të hënën, "në fakt është vazhdim i punës".

NATO i pezulloi mbledhjet e këshillit në shenjë proteste ndaj asaj që e quajti përdorim "disproporcional" të forcës nga ana e Rusisë kundër Gjeorgjisë gushtin e kaluar.

Dje presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Rusia është e gatshme t'i ndihmojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në transportin e pajisjeve joushtarake në Afganistan, duke lejuar kalimin përmes Rusisë.

Departamenti i Shtetit e mirëpriti zotimin.
XS
SM
MD
LG