Ndërlidhjet

12 viktima nga stuhia në Spanjë dhe Francë


Të paktën 12 njerëz e kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur kur stuhitë më të fuqishme në dekadën e fundit e goditën Spanjën dhe Francën.

Në incidentin më të rëndë, era e fortë rrëzoi pjesë të një salle sportive në verilindje të Spanjës, duke shkaktuar vdekjen e katër fëmijëve.

Në Francën jugperëndimore, një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, pasi stuhia që fryn nga Atlantiku i dëmtoi linjat e furnizimit me energji.

Reshjet e mëdha dhe era me shpejtësi 170 km/orë ka rrëzuar pemë dhe ka bllokuar rrugë dhe hekurudha, ndërsa disa aeroporte janë mbyllur.


XS
SM
MD
LG