Ndërlidhjet

logo-print

Obama premton vende të reja pune


Presidenti amerikan Barack Obama premtoi vende të reja pune dhe përmirësim të kujdesit shëndetësor, si dhe i ka vuri themelet e një ardhmërie më "të pastër" energjetike, pasi ka filluar të marrë mbështetje për planin stimulues ekonomik prej 825 miliarda dollarë.

Në fjalimin e parë të përjavshëm radiofonik, Obama paralajmëroi se nëqoftëse nuk bëhet asgjë, papunësia mund të shkojë në numër dy shifrorë.

"Nëqoftëse nuk veprojmë shpejt dhe me vendosmëri, situata e keqe mund të bëhet dramatikisht e vështirë", tha Obama, duke shfaqur pritjen se brenda një muaji do ta nënshkruajë si ligj planin për rimëkëmbjen e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG