Ndërlidhjet

logo-print

Meksikë: 300 kufoma janë tretur në acid


Autoritetet e Meksikës kanë arrestuar një person, i cili pohon se gjatë 10 viteve ka asgjësuar 300 trupa të pajetë si shërbim për një bandë të drogës, duke i tretur kufomat në acid.

Zyrtarëtë ushtrisë meksikane besojnë se pohimet e Santiago Meza janë të vërteta.

Meza u tha gazetarëve se banda e ka paguar 600 dollarë në javë për t'i zhdukur kufomat e rivalëve të vrarë.

Të dyshuari, armata meksikane e shfaqi para gazetarëve të premten në qytetin Tijuana, afër kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Dhuna e ndërlidhur me bandat e drogës ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 5.300 njerëzve në Meksikë gjatë vitit 2008, përfshirë më shumë se 700 të vrarë në qytetin Tijuana.
XS
SM
MD
LG