Ndërlidhjet

15 viktima nga stuhitë në Spanjë dhe Francë


Së paku 15 njerëz kanë vdekur nga stuhitë më të fuqishme në vitet e fundit që përfshinë Francën dhe Spanjën. Katër fëmijë u vranë të shtunën kur një pjesë e qendrës sportive u shemb nga erërat që arritën deri në 100 kilometra në orë. 11 persona tjerë raportohen të vdekur në incidente tjera në Spanjë dhe Francë. Stuhitë kanë shkatërruar rrjetet elektrike si dhe detyruan mbylljen e shumë rrugëve dhe aeroporteve.
XS
SM
MD
LG