Ndërlidhjet

Hungari: Mbahet takimi për projektin Nabuko


Javën e ardhshme në Budapest do të mbahet takimi i zyrtarëve të Bashkimi Evropian dhe i atyre nga Azia Qendrore, në të cilin do të diskutohet për gazjsjellësin e planifikuar, Nabuko.

Me këtë projekt prej 13 miliardë dollarësh, parashihet sjellja e gazit nga Azia Qendrore në Evropë, duke e anashkaluar Rusinë.

Zëdhënësja e qeverisë së Hungarisë, Bernadett Budai, tha se mospajtimet Rusi – Ukrainë lidhur me gazin rus, e kanë rifokusuar projektin Nabuko.

Ky gazsjellës do ta ulte varshmërinë e Evropës nga gaz rus.
XS
SM
MD
LG