Ndërlidhjet

Preshevë: Kërkohet lirimi i të arrestuarve


Këshilltarët e Kuvendeve Komunale të Preshevës, të Bujanocit dhe Medvegjës, kanë kërkuar sot lirimin e pakusht të nëntë shqiptarëve të arrestuar kohë më parë nga autoritetet e Serbisë, të dyshuar se kanë kryer krime në rajonin e Gjilanit në vitin 1999.

Në deklaratën që e kanë miratuar këshilltarët shqiptarë, pos tjerash, thuhet se veprimet e autoriteteve të Serbisë lidhur me të arrestuarit "trajtohen si jolegjitime dhe politike".

Në deklaratë kërkohet edhe "respektimi i amnistisë për të gjithë ish pjesëtarët e UÇPMB-së" në Luginën e Preshevës.
XS
SM
MD
LG