Ndërlidhjet

Solana arrinë në Lindjen e Mesme


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, pritet që të arrijë në Lindjen e Mesme, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për forcimin e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Parashihet që zoti Solana të takohet me të dërguarin amerikan, George Mitchel, i cili të mërkurën do të jetë në Izrael.

Komisionari për zhvillim i Bashkimit Evropian, Louis Michel, ka shpallur sot se palestinezëve të prekur nga konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, do tu dërgohen 74 milionë dollarë ndihmë urgjente.
XS
SM
MD
LG