Ndërlidhjet

logo-print

Një grup iranian hiqet nga lista e terrorit


Bashkimi Evropian ka vendosur që grupi kryesor opozitar iranian në ekzil, Muxhahedinët e Popullit të Iranit, të hiqet nga lista e organizatave që BE-ja i konsideron terroriste.

Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ky veprim u bë pasi disa gjykata në Evropë vlerësuan se BE-ja nuk ia doli të paraqesë prova se grupi iranian është organizatë terroriste.

Muxhahedinët e Popullit në Iran mbetet organizatë e ndaluar në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG