Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Filloi procesi i parë i GJNP-së


Në Hagë sot ka filluar procesi i parë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, që vlerësohet se është Tribunali i parë i përhershëm botëror për krime të luftës.

Me akuzat e kësaj gjykate, në procesin që filloi sot, ballafaqohet lideri i kryengritësve të Kongos, Thomas Lubanga, i dyshuar se ka rekrutuar ushtarë fëmijë më të rinjë se 10 vjeçarë. Lubanga tha se nuk është fajtor lidhur me këto akuza.

Gjykata Ndërkombëtare Penale është formuar në vitin 2002 dhe e ka selinë në Hagë të Holandës.

Kjo gjykata mund të zhvilloj procese vetëm për krimet e kryera pas formimit të saj.

GJNP-ja deri tash është njohur nga 108 vende të botës, por Kina, Rusia, Izraeli, India, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara, nuk e kanë pranuar këtë gjykatë dhe kanë qëndrim kritik ndaj saj.
XS
SM
MD
LG