Ndërlidhjet

Republikanët e kundërshtojnë planin Obama


Presidenti amerikan, Barack Obama, po ballafaqohet me rezistencë nga anëtarët republikanë me ndikim në Kongresin amerikan për planin e tij ekonomik stimulues, në vlerë prej 825 miliardë dollarësh.

Senatori John McCain, që humbi në zgjedhjet për president amerikan nga Obama, tha se ai nuk do ta mbështetë versionin aktual të planit lidhur me taksat.

Planin e kundërshton edhe lideri republikan në Dhomën Përfaqësuese, John Boehner.

Megjithatë shumica e ligjvënësve të Partisë Demokratike, thonë se dëshirojnë që për këtë plan të votohet gjatë kësaj jave, në mënyrë që ta shpejtojnë ripërtritjen ekonomike.

Republikanët nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta bllokuar planin, por pritet që Barack Obama të takohet me ligjëvënësit republikanë, me qëllim që ta ketë edhe mbështetjen e tyre.
XS
SM
MD
LG