Ndërlidhjet

Preshevë: U kërkua lirimi i shqiptarëve të arrestuar


Mijëra shqiptarë sot kanë protestuar në Preshevë duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të shqiptarëve të arrestuar nga autoritetet e Serbisë në dhjetor të vitit të kaluar. Ata poashtu kanë ftuar NATO-n që ta mbikëqyrë situatën e sigurisë në rajon.

Pjesëmarrësit e kësaj proteste mbanin mbishkrime "luftëtarët e lirisë nuk janë kriminelë" dhe "NATO-ja ta monitoroj situatën në Luginë".

Autoritetet e Serbisë, në dhjetor të vitit të kaluar, i arrestuan 10 shqiptarë, të akuzuar se kanë bërë krime në rajonin e Gjilanit në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG