Ndërlidhjet

S. Rice: Dëshirojmë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin


Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në OKB, Susan Rice, tha se Uashingtoni është i përkushtuar për "diplomaci energjike", që përfshinë edhe bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, lidhur me programin e tij bërthamor.

Këto komente, Susan Rice, i bëri pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Ambasadorja Rice tha se lidhur me Iranin, Uashingtoni do ta vazhdoj bashkëpunimin me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe me Gjermaninë.

Ajo, poashtu, i tërhoqi vërejtjen Iranit, se do të shtohet presioni nëse vazhdon t'i refuzoj kërkesat e OKB-së për ndaljen e procesit të pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG