Ndërlidhjet

Medvedev i telefonon Barak Obamës


Presidenti i Rusisë, Dimitrij Medvedev dhe ai amerikan Barack Obama i kanë thënë njëri tjetrit se do të punojnë për përmirësimin e raporteve të tendosura midis Moskës dhe Uashingtonit.

Zyra e presidentit rus njoftoi se Medvedev i telefonoi Obamës për t'i uruar inagurimin dhe se dy presidentët kanë shprehur dëshirën që të takohen së shpejti.

"Të dyja palët, presidenti Medvedev dhe presidenti Obama, e kanë riafirmuar përkushtimin për rinisjen e marrëdhënieve ruso-amerikane, dhe gjithashtu e kanë theksuar nevojën për t'i kapërcyer dallimet, të cilat vazhdojnë të ekzistojnë mes dy vendeve mbi një varg çështjesh", tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Raportet SHBA-Rusi u keqësuan shkaku i kritikave të Kremlinit për politikat e Shtëpisë së Bardhë në kohën e Bushit, si dhe luftës së fundit Rusi-Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG