Ndërlidhjet

logo-print

BE diskuton pranimin e të burgosurve në Guantanamo


Ministrat e Jashtëm të BE-së po diskutojnë planet për pranimin në shtetet e tyre të dhjetra të burgosurve nga burgu i Guantanamos, sapo ata të lirohen nga ushtria amerikane. Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner tha se Komisioni Evropian do të hartojë planin javët e ardhshme për kursin që do të ndjekin vendet e BE-së me administratën e re amerikane. Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana ka theksuar se Uashingtoni duhet të sigurojë më shumë informacione për 250 të burgosurit nëse ata paraqesin rrezik nga terrori.
XS
SM
MD
LG