Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Do t'i drejtohemi me rrespekt botës myslimane


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka folur për politikat e administratës së tij në Lindjen e Mesme dhe raportet me botën myslimane gjatë një interviste për një televizion arab. Obama tha se është koha që izraelitet dhe palestinezët të rikthehen në tryezën e bisedimeve dhe se i dërguari i tij për Lindjen e Mesme do të angazhohet fuqishëm në arritjen e rezultateve konkrete. Presidenti Obama gjatë intervistës tha se është i gatshëm të bisedojë me Iranin dhe se administrata e tij do të përgatisë kornizat sesi të bëhet kjo.

"Mendoj se është e pamundur për ne të mendojmë vetëm për konfliktin izraelito-palestinez dhe të mos mendojmë pse çfarë po ndodh me Sirinë, Iranin, Libanin, Afganistanin dhe Pakistanin. Këto çështje janë të ndërlidhura" tha Obama.

Ndërkaq duke folur për raportet me botën myslimane Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të përdorin gjuhën e rrespektit me myslimanët.

"Puna ime është të komunikoj faktin se Shtetet e Bashkuara janë interesuara për mirëqenien në botën myslimane dhe se gjuha që duhet ta shfrytzojmë do të jetë ajo e rrespektit. Unë kam anëtarë të familjes mysliman dhe kam jetuar në vende myslimane" tha Obama.
XS
SM
MD
LG