Ndërlidhjet

logo-print

Berlin: 50 mrd euro për ekonominë


Kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel e ka miratuar planin e ri stimulues prej 50 miliardë euro të hartuar për ta ndihmuar ekonominë që ta luftojë recesionin në mesin e krizës globale finansiare.

Plani parasheh investime në infrastrukturë, ulje të taksave, reduktime në kontributet shëndetësore dhe bonuse për familjet me fëmijë.

Masat duhet të miratohen edhe nga të dy dhomat e parlamentit, por nuk pritet ndonjë rezistencë.
XS
SM
MD
LG