Ndërlidhjet

Obama dhe Lindja e Mesme


Presidenti Barack Obama në televizionin "Al Arabiya"
Presidenti Barack Obama në televizionin "Al Arabiya"

Presidenti Barack Obama u shpreh me karakteristika sinqeriteti në televizionin "Al Arabiya" duke thënë se shpesh herë në të kaluarën Shtetet e Bashkuara kanë përdorur diktatin. Respekti do të jetë zëri i ri, ka thënë presidenti amerikan.


Presidenti Barack Obama u shpreh me karakteristika sinqeriteti në televizionin "Al Arabiya" duke thënë se shpesh herë në të kaluarën Shtetet e Bashkuara kanë përdorur diktatin.

Por tash kjo ka ndryshuar, thotë Obama. Respekti do të jetë zëri i ri. Ai kujtoi se ka anëtarë të familjes myslimanë dhe se ka jetuar ne vende myslimane.

Obama shtoi se nuk ka më kohë për të humbur në angazhimin për problemet në Lindjen e Mesme.

"Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që Shtetet e Bashkuara të angazhohen menjëherë. I dërguari ynw George Mitchell ka eksperiencë ndërkombëtare në arritjen e marrëveshjeve paqësore".

"Dhe ajo që i sugjerova atij është të fillojë me të dëgjuarit pasi shumë shpesh Shtetet e bashkuara kanë filluar me diktate në të kaluarën dhe se ne nuk e dijmë gjithmonë se cilët faktorë janë të përfshirë. Pra njëherë të dëgjojmë",
tha Obama.
Barack Obama dhe George Mitchell


Diplomati amerikan sot e filloi vizitën në rajon. Ai fillimisht do të qëndrojë në Egjipt pasi presidenti Hosni Mubarak doli si ndërmjetësuesi kryesor mes Izraelit dhe palestinezëve në konfliktin e Gazës.

Obama tha se Izraeli dhe palestinezët duhet të kuptojnë se rruga të cilët aktualisht ndjekin nuk do t'iu sjell mirëqenien, dhe se janë ata që duhet marrin vendime të vështira për të arritur paqen.

Mirëpo Obama paralajmëroi një qasje për tërë rajonin.

"Mendoj se është e pamundur për ne të mendojmë vetëm për konfliktin izraelito-palestinez dhe të mos mendojmë se çfarë po ndodh me Sirinë, Iranin, Libanin, Afganistanin dhe Pakistanin. Këto çështje janë të ndërlidhura", tha Obama.

Obama gjatë intervistës tha se është i gatshëm të bisedojë me Iranin.

"Mendoj se do të ishte e rëndësishme për ne të tregojmë gatishmëri për bisedime me Iranin, për të shprehur qartë se cilat janë dallimet tona, por edhe se cilat janë rrugët potenciale të progresit. Gjatë muajve të ardhshëm do të përgatisim kornizat dhe mënyrat e çasjes. Dhe sikurse thashë gjatë fjalimit inagurues, nëse vende si Irani janë të gatshme për të ulur grushtin, do të gjejnë dorën e zgjatur nga ne", tha presidenti amerikan.

Por që Irani të ulë grushtin duhet se pari t'i bindet direktivave të Këshillit të Sigurimit për ndaljen e programit bërthamor, gjë të cilën lidershipi iranian ka thënë se kurrë nuk do ta bëjë.

Ndërkohë presidenti i Sirisë, Bashar al Assad ka thënë se është i gatshëm për bisedime pa kusht me administratën e re amerikane. Ai shtoi se inagurimi i Barack Obamas ka rritur shpresat për një marrëveshje paqe në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq bisedimet me Izraelin mund të hasin në vështirësi për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve më 10 shkurt.
XS
SM
MD
LG