Ndërlidhjet

Mitchell dhe Solana në Lindjen e Mesme


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri, Javier Solana u takua me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak, për të diskutuar vazhdimin e armëpushimit në Rripin e Gazës, hapjen e kufijve për hyrjen e ndihmave humanitare dhe pajtimin ndërmjet fraksioneve palestineze.

Solana do të vizitojë edhe Jordaninë, territoret palestineze dhe Izraelin.

Sot në Kairo mbërriti edhe i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme George Mitchell.

Në aeroportin e Kairos, Mitchell bisedoi me Solanën, ndërsa pas Egjiptit ai do të vizitojë Izraelin, Bregun Perëndimor, Jordaninë dhe Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG