Ndërlidhjet

Gjorgjeviq gjykohet për krimet në Kosovë


Në Tribunalin e Hagës filloi gjykimi i ish gjeneralit serb, Vlastimir Gjorgjeviq, i akuzuar për krime ndaj shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Prokurori Chester Stamp e akuzoi Gjorgjeviqin se ka marrë pjesë në fushatën e "spastrimit etnik" të shqiptarëve të Kosovës në periudhën janar-qershor të vitit 1999.

Aktakuza thotë se Gjorgjeviq me "vullnetin e tij ka marrë pjesë në ndërmarrjen e përbashkët kriminale, e cila kishte për qëllim t'i dëbojë shumicën e popullsisë shqiptare nga Kosova, për të siguruar vazhdimësinë e kontrollit serb mbi Kosovën".

Gjorgjeviq, i cili u arrestua në Mal të Zi në qershor, 2007, pas afro katër vjet arratie, është deklaruar i pafajshëm.
XS
SM
MD
LG