Komandanti i KFOR-it, gjeneral koloneli Gjuzepe Gaj ka vlerësuar se formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është një projekt ambicioz, për realizimin e të cilit nevoitet bashkëpunimi i të gjitha palëve.
Gaj ka theksuar se "duke marrë parasysh detyrat që i janë besuar FSK-së, të gjitha bashkësitë etnike do të duhej të ndjejnë obligim moral që t'i angazhojnë të rinjtë më të mirë nga radhët e veta, dhe kështu të kontribuojnë për një të ardhme të tyre më të mirë".
Gaj gjithashtu ka thënë se në vitin 2009 KFOR-i do vazhdojë të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, me institucionet e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare "që të përkrahë zhvillimin e një Kosove të qetë, stabile, demokratike dhe shumëetnike".