Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli vazhdon të sulmojë Hamasin


Aeroplanët izraelitë kanë goditur tunele që përdoren për kontrabandë të armëve në kufirin e Gazës me Egjiptin. Nuk njoftohet për viktima. Sulmi bëhet pasi një ushtar izraelit u vra dje nga një bombë e vendosur në rrugë afër kufirit me Gazën. Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit tashmë është vënë në pikëpyetje. Duke reaguar për vrasjen kryeministri Ehud Olmert tha se përgjigja e plotë e Izraelit ende nuk është dhënë. Ndërkohë i dërguari amerikan në Lindjen e Mesme, George Mitchell ka arritur në rajon dhe parashikohet të ketë bisedime me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak ndërkaq më pas do të vizitojë Izraelin.
XS
SM
MD
LG