Ndërlidhjet

Terroristët i kërcënohen Gjermanisë


Mediat gjermane raportojnë se një grup ekstremist që pretendon të jetë i lidhur me Al Kaidën, ka kërcënuar me sulme ndaj Gjermanisë për shkak të "okupimit" të Afganistanit. Televizioni gjerman ARD thotë se autoritetet po studiojnë video mesazhin e transmetuar përmes internetit ku shihet gjashtë persona të maskuar dhe armatosur. Ata mendohet të jenë pjestarë të Unionit për xhihadin islamik. Militantët përveq se kërcënohen me sulme ndaj 3 mijë e 300 trupave gjermane në Afganistan, kritikojnë qeverinë e kancelares Merkel për shkak të dështimit në ndaljen e ofensivës izraelite në Gaza.
XS
SM
MD
LG