Ndërlidhjet

logo-print

Rusia nuk i vendos raketat afër Polonisë


Rusia e ka suspenduar vendosjen e raketave në kufirin me Poloninë.

Një zyrtar ushtarak i ka thënë agjensisë Interfax se veprimi bëhet pasi administrata e re amerikane nuk po nxiton në vendosjen e sistemit mbrojtës anti-raketor në Evropë.

Ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker tha se "nëse kjo është e vërtetë", atëherë vendimi rus do të ishte "hap shumë pozitiv".

Në Pragë, duke paraqitur qëndrimin e BE-së, ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg e mirëpriti vendimin e Moskës.

"Kuptohet, e mirëpres këtë ndryshim në qëndrimin e Rusisë. Shpresoj që Moska e ka kuptuar se ajo po e dëmtonte veten po ta implementonte këtë plan. Na vjen mirë që Vladimir Putini ka arritur në këtë konkludim",

Rusia pati kërcënuar se do të vendosë raketat e saja në Kaliningrad afër kufirit me Poloninë nëse Shtetet e Bashkuara e realizojnë planin e instalimit të sistemit mbrojtës anti raketorë në Çeki dhe Poloni.
XS
SM
MD
LG