Ndërlidhjet

Serbia u shkruan 80 vendeve për Kosovën


Serbia u ka kërkuar rreth 80 vendeve, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta mbështesin në procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ku do të trajtohet ligjshmëria e pavarësisë së Kosovës.

Në një letër të ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremiç, nga vendet, ku bën pjesë edhe Rusia, kërkohet që t'ia paraqesin me shkrim gjykatës qëndrimin e tyre zyrtar lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

"Ju ftoj që ta konsideroni parashtrimin e një deklarate me shkrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke shprehur qëndrimin zyrtar të vendit tuaj për këtë çështje me rëndi absoluta para 17 prillit", citon shtypi i Beogradit letrën e ministrit Jeremiç.
XS
SM
MD
LG