Ndërlidhjet

Castro viziton Rusinë


Presidenti i Kubës Raul Castro mbërriti në Moskë për një vizitë një javëshe në Rusi.

Moska dhe Havana ishin aleatë të ngushtë gjatë Luftës së Ftohtë, por marrëdhëniet u ftohën pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik.

Vizita e presidentit rus Dmitry Medvedev në nëntor në Kubë, u pa si shenjë se Rusia synon t'i ringjallë marrëdhëniet.

Zyrtarë rusë kanë thënë se në agjendën e bisedimeve të Castros në Moskë mund të jenë marrëveshjet në fushën e energjisë.

Kryeministri Vladimir Putin ka thënë se Rusia po konsideron t'i japë Kubës një hua prej 20 milionë dollarë për të blerë mallra nga Rusia.
XS
SM
MD
LG