Ndërlidhjet

Mitchell qëndron sot në Bregun Perendimor


I dërguari amerikan në Lindjen e Mesme, George Mitchell, vazhdon sot turin e tij në rajon.

Ai do të takojë liderët palestinezë në Bregun Perendimorë. Mitchell planifikon të bisedojë me presidentin Mahmud Abbas por jo edhe me liderët e Hamasit.

Pas bisedimeve që pati dje në Izrael, diplomati amerikan tha se është thelbësore forcimi i armëpushimit në Gaza.

Megjithatë gjatë natës aeroplanët izraelitë kanë bombarduar fabrika të dyshimta të armëve në Gaza, pasi militantët e Hamasit hodhën një raketë në territorin izraelit.
XS
SM
MD
LG