Ndërlidhjet

Obama: Do vazhdojmë t'i ndjekim ekstremistët


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha se administrata e tij përballet me vendime të vështira në Irak dhe Afganistan.

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së tij të parë që i bëri Pentagonit.

Obama u zotua se do të mbështesë ushtrinë amerikane pasi ajo sipas tij ka kryer misionet nën presion të madh.

"Është e qartë se do të vazhdojmë përpjekjet tona që të ndjekim organizatat ekstremiste, që duan ta dëmtojnë vendin tonë. Ky do të jetë prioritet i yni. Kam shumë besim se ushtria jonë do të kryej punën dhe dua të siguroj që edhe pjesa civile ta mbështes atë " tha Obama.

Gjatë fushatës zgjedhore, Obama pat premtuar përfundimin e luftës në Irak, si dhe rishikimin e operacioneve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG