Ndërlidhjet

logo-print

Gjendja shëndetësore e Havellit më e mirë


Ish presidenti çek, Vacllav Havell, 72 vjeçar, është liruar nga spitali, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndëtësore nga sëmundja e rëndë e ndezjes së mushkërive, kanë njoftuar mjekët.

Sipas tyre, zoti Havell "duhet ta vazhdoj mjekimin në shtëpi".

Para dy javësh ish presidenti çek, u shtri në spital për shkak të pengesave në frymëmarrje, kështu që mjekët ndërmorën edhe intervenim kirurgjik.

Ai edhe më parë është shëruar nga kjo sëmundje.
XS
SM
MD
LG