Ndërlidhjet

Davos: Vazhdon Forumi Ekonomik Botëror


Sot është dita e dytë e punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Mbrëmë, ditën e parë, kryeministri rus, Vlladimir Putin, u tha pjesëmarrësve të forumit se rritja mbi bazën e lakmisë e ka shkaktuar krizën globale financiare.

Kryeministri kinez, Wen Jiabao, për krizën ekonomike i fajësoi "përpjekjet e verbuara për profit".

Por, përkundër kritikave ndaj politikave të perëndimit, si Kina ashtu edhe Rusia, kanë premtuar mbështetjen e tyre për tregje të hapura dhe e kanë hedhur poshtë proteksionizmin.
XS
SM
MD
LG